Rama: Identiteti Digjital në dispozicion nga fillimi i vitit 2026
BKT
Tech

Rama: Identiteti Digjital në dispozicion nga fillimi i vitit 2026

E.H|RTKlive

Kryeministri  i Shqipërisë, Edi Rama bëri të ditur se Identiteti Digjital, i njohur si “Piramida e Tiranës”, do të jetë në dispozicion të publikut në fillim të vitit të ardhshëm. Ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm për Shqipërinë drejt modernizimit teknologjik të jetës sociale dhe ekonomike.

Rama theksoi se Identiteti Digjital është më shumë se një mjet identifikimi, ai është çelësi për të hyrë në një epokë të re të sigurisë dhe lehtësisë në shërbimet për qytetarët.

Kryeministri informoi se objektivi i Bashkimit Europian është që deri në vitin 2027 të gjithë qytetarët e BE-së të pajisen me identitetin digjital, ndërsa Shqipëria do ta realizojë këtë një vit më parë, në 2026.

“Përparësia që teknologjia i jep vendeve që e përqafojnë është një bekim i kohës sonë,” tha Rama, duke shtuar se përmes teknologjisë digjitale dhe inteligjencës artificiale, vendet mund të kapërcejnë epoka.

"Ne jemi bërë një vend lider në rajon për sa i përket shërbimeve përmes inovacionit. Identiteti digjital është një instument i domosdoshëm për të realizuar planin tonë të kalimit nga paraja cash në transaksione digjitale. Kjo do të thotë më tepër siguri për konsumatorët, më tepër transaprencë dhe shumë më tepër të ardhura nga ajo pjesë që i takon konsumatorit", u shpreh Rama. 


MË SHUME NGA Tech