Së shpejti funksionalizohet Depo Qendrore e Barnave në Kosovë
BKT
Shëndetësi

Së shpejti funksionalizohet Depo Qendrore e Barnave në Kosovë

RTKlive

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se pas shumë vitesh, Kosova po bëhet me një Depo Qendrore të Barnave.

“Pas shumë dekadash, Kosova po bëhet me Depo Qendrore moderne të Barnave,” ka shkruar Vitia.

Sipas tij, punimet kanë filluar në qershor 2025, ndërsa objekti me një sipërfaqe prej 1,800 m² dhe një investim afër 2 milionë euro, do të ketë kushte bashkëkohore për ruajtjen e barnave dhe pritet të funksionalizohet brenda këtij viti.

“Vazhdojmë me transformimet,” ka përfunduar ministri Vitia.

Ndërkohë, lidhur me këtë projekt ka reaguar edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti.
“Shumë shpejt do të funksionalizohet Depoja Qendrore e Barnave që i ka munguar vendit për më shumë se 20 vjet”, kashkruar ai në Facebook. 


MË SHUME NGA Shëndetësi