Përurohet Akseleratori i ri dhe Bunkeri në Klinikën e Onkologjisë
BKT
Shëndetësi

Përurohet Akseleratori i ri dhe Bunkeri në Klinikën e Onkologjisë

M.P. / RTKlive

Sot është përuruar Akseleratori i ri dhe Bunkeri në Klinikën e Onkologjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, investim në vlerë prej 2.7 milionë euro.

Në përurim morën pjesë kryeministri në detyrë, Albin Kurti e ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Punimet kanë përfunduar në afat rekord, për vetëm pesë muaj. Teknologjia e avancuar e këtij akseleratori mundëson saktësi maksimale të rrezatimit, pa i dëmtuar indet përreth tumorit, ndërkohë që me funksionalizimin e tij nuk do të ketë më fare lista të pritjes”, ka shkruar Kurti në facebook.

“Nuk do të ketë fare lista të pritjes. Unë nuk mund të paramendoj një dhuratë më të mirë edhe për Ministrinë, stafin e pacientit që kanë pritur”, ka thënë ministria Vitia në anën tjetër.

Kurti më tej ka thënë se sipas tij, Klinika e Onkologjisë është klinikë shembull në vend dhe në rajon, falë investimeve.


MË SHUME NGA Shëndetësi