Mbi 1 500 lindje gjatë vitit 2025 në Spitalin e Gjakovës
BKT
Shëndetësi

Mbi 1 500 lindje gjatë vitit 2025 në Spitalin e Gjakovës

Kimete Kasumi/ RTKlive

Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës “Isa Grezda” ka njoftuar se gjatë periudhës 1 janar 2025 deri më 31 dhjetor 2025, Salla e Lindjes dhe Reparti i Gjinekologjisë kanë funksionuar normalisht, duke përballuar një ngarkesë të lartë pune dhe fluks të vazhdueshëm të pacienteve.

Sipas njoftimit, gjatë kësaj periudhe në sallën e lindjes janë realizuar gjithsej 1 539 lindje, nga të cilat kanë ardhur në jetë 1 550 foshnje.

Prej tyre, 1 027 lindje kanë qenë normale, ndërsa 512 janë kryer me prerje cezariane. Po ashtu, gjatë vitit raportues janë realizuar 121 operacione të ndryshme gjinekologjike.

Në Repartin e Gjinekologjisë janë regjistruar 3 742 pranime dhe 5 674 vizita, çka dëshmon për një qarkullim të vazhdueshëm të pacienteve. Gjatë kësaj periudhe, 59 raste janë referuar për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Tutje në njoftim bëhet me dije se gjatë vitit janë kryer edhe 218 transfuzione gjaku, duke reflektuar menaxhimin e rasteve klinikisht të komplikuara. Po ashtu, në repart janë realizuar gjithsej 612 procedura dhe trajtime për patologji të ndryshme gjinekologjike, të cilat kanë përfshirë ndërhyrje diagnostike dhe terapeutike.


MË SHUME NGA Shëndetësi