Neuropsikiatrja Govori tregon si duhet të reagojmë në kriza epileptike
Shqipe Gashi / RTKlive
Neuropsikiatrja, Valbona Govori në Ditën Botërore të Epilepsisë ka folur për krizat epileptike dhe mënyrat se si duhet reaguar në rast të përballjes me një pacient që ka një shqetësim të tillë.
“Ka shtrëngime trupore në katër ekstremitete, dridhje në duar dhe në këmbë. Është shumë lehtë ta dallosh sulmin e madh në krahasim me sulmet e tjera. Për shembull një nënë për fëmiun 10-vjeçar pas dy viteve ka parë që diçka me të nuk është në rregull. Ajo ka kaluar rrugën te shkolla, në një moment është shtanguar, pra ka pasur shikim të fiksuar dhe nuk është rrëzuar, apo gjatë lojës dallohet si zbehje e lehtë dhe është shumë vështirë të dallohet”, sqaroi Govori për simptomat epileptike në “Mirëmëngjesi Kosovë” të RTK-së.
Ajo tha se ka raste kur kërkohen shkaktarët që dërgojnë te epilepsia por që shpesh ndodh të mos gjenden.
“Një atak i tillë mund të ndodhë nga 1 deri në 2 minuta, por mund të jetë edhe 5 minuta. Nëse është mbi 5 minuta është rrezik. Sulmet mund të përsëriten. Është mirë mos të ketë grumbull përreth, nëse pacientit nuk iu kthehet vetëdija edhe pas pesë minutave atëherë duhet thirrur urgjenca sepse pacienti mund të hyjë në një status epileptik që është gjendje e rëndë neurologjike”, deklaroi ajo.























