Zuckerberg mbron koncernin Meta në gjyqin për varësi
BKT
Tech

Zuckerberg mbron koncernin Meta në gjyqin për varësi

DW

Mund të jetë një gjyq me pasoja të mëdha në SHBA: Një 20-vjeçare padit platformat online se ofrojnë shërbime që krijojnë varësi. Kreu i Meta, Mark Zuckerberg mbrojti koncernin në bankën e dëshmitarit.

Themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, mbrojti praktikat e kompanisë së tij në një gjykim në SHBA lidhur me potencialin e varësisë së mediave sociale. Zuckerberg deklaroi se Facebook nuk vendos më objektiva kohore për përdorimin e aplikacioneve të tij, siç raportoi Wall Street Journal nga salla e gjyqit. Por CEO, drejtori ekzekutiv i Meta-s pranoi se ka pasur përkohësisht mangësi në verifikimin e moshës. Ai tha se në të kaluarën, ata kishin qenë të ngadaltë në identifikimin e përdoruesve të mitur.  Zuckerberg pranoi se disa përdorues nën moshën 13 vjeç hyjnë në shërbimet e kompanisë, siç është Instagram, edhe pse kjo shkel kushtet e shërbimit. Ai i tha CNBC se llogaritë e tyre do të hiqen nëse kjo zbulohet.

Padia kundër YouTube dhe Instagram

Në padi, 20-vjeçarja akuzon platformat online se i kanë projektuar qëllimisht shërbimet e tyre në mënyrë që të krijojnë varësi si për shembull, funksionin që u lejon përdoruesve të lëvizin vazhdimisht tek postimi tjetër. Sipas rrëfimit të saj, e reja filloi të përdorte platformat që fëmijë dhe ua atribuon atyre depresionin dhe ankthin e saj. Padia drejtohet kundër YouTube dhe Instagram.


MË SHUME NGA Tech