14:18 / 10.03.2026
Vitia pret Guerot, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit në shëndetësi
Kimete Kasumi/ RTKlive
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, priti sot në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.
Sipas njoftimit, gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë, ndërsa ambasadori u njoftua edhe me prioritetet e Ministrisë së Shëndetësisë.
“Me këtë rast u shpreh mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Francës dhe u theksua gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit në dobi të zhvillimit të sistemit shëndetësor në Kosovë”, thuhet në njoftim.























