Bondsteel i dhuron tre shtretër QMF-së në Lagjen e Muhaxherëve
BKT
Shëndetësi

Bondsteel i dhuron tre shtretër QMF-së në Lagjen e Muhaxherëve

Kimete Kasumi/ RTKlive

Bondsteel-i amerikan ka dhënë tre shtretër spitalorë donacion për Qendrën e Mjekësisë Familjare në lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë.

Ky donacion, njofton kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është realizuar me ndërmjetësimin e KFOR-it italian.

Rama theksoi se çdo mbështetje që forcon shërbimet shëndetësore në lagjet e kryeqytetit është një hap më shumë drejt një qyteti që kujdeset për mirëqenien e qytetarëve.

“Qendra e Mjekësisë Familjare në Lagjen e Muhaxherëve u pajis me 3 shtretër spitalorë, donacion nga Bondsteel Amerikan, i realizuar me ndërmjetësimin e KFOR-it Italian (LMT Italiane). Çdo mbështetje që forcon shërbimet shëndetësore në lagjet tona është një hap më shumë drejt një Kryeqyteti që kujdeset për mirëqenien e qytetarëve të tij”, ka shkruara Rama.


MË SHUME NGA Shëndetësi