Shqipëria renditet e 9-ta në botë për sigurinë kibernetike, reagon Rama
BKT
Tech

Shqipëria renditet e 9-ta në botë për sigurinë kibernetike, reagon Rama

Naser Mekolli /RTKlive

Shqipëria është renditur në vendin e nëntë në botë për sigurinë kibernetike, sipas raportit të Indeksit Kombëtar të Sigurisë Kibernetike (NCSI) për vitin 2026.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ai ka ndarë vlerësimin ndërkombëtar për progresin e vendit në këtë fushë.

Sipas raportit të National Cyber Security Index, Shqipëria vlerësohet për përparimin në forcimin e strukturave përgjegjëse për sigurinë kibernetike, zhvillimin e politikave dhe strategjive kombëtare, si dhe për përmirësimin e mekanizmave të koordinimit dhe reagimit ndaj kërcënimeve në hapësirën digjitale.

Në reagimin e tij, Rama shkruan:
“Shqipëria renditet në vendin e 9-të në botë për sigurinë kibernetike sipas NCSI 2026 (National Cyber Security Index). Sipas raportit, Shqipëria vlerësohet për progresin në forcimin e strukturave përgjegjëse për sigurinë kibernetike, zhvillimin e politikave dhe strategjive kombëtare, si dhe për përmirësimin e mekanizmave të koordinimit dhe reagimit ndaj kërcënimeve në hapësirën digjitale”.

Ky vlerësim konsiderohet si një tregues i rëndësishëm i avancimit të kapaciteteve shtetërore në mbrojtjen ndaj rreziqeve kibernetike dhe rritjes së sigurisë në infrastrukturën digjitale të vendit.


MË SHUME NGA Tech