Zgjatet orari i punës në QKMF “Dr. Nexhip Berisha” në Prizren
BKT
Shëndetësi

Zgjatet orari i punës në QKMF “Dr. Nexhip Berisha” në Prizren

Sh. Çoçaj/RTKlive

Komuna e Prizrenit ka njoftuar qytetarët se Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhip Berisha” në Prizren do të ketë orar të zgjatur të punës deri në orën 22:00.

Sipas njoftimit, ky vendim është marrë me qëllim të përmirësimit të qasjes në shërbimet shëndetësore, veçanërisht gjatë sezonit veror, kur rritet dukshëm numri i pacientëve. Kjo përfshin edhe bashkatdhetarët që kthehen për pushime në vend.

Komuna thekson se masa synon të lehtësojë ngarkesën gjatë orarit të rregullt dhe të sigurojë shërbim më efikas për qytetarët që kanë nevojë për kujdes mjekësor në orare më fleksibile.

QKMF Dr. Nexhip Berisha Prizren do të vazhdojë të ofrojë shërbime të zgjeruara deri në orën 22:00, sipas këtij rregullimi të ri.


MË SHUME NGA Shëndetësi