Spitali i Përgjithshëm i Pejës angazhon pesë mjekë specialistë të rinj
Kimete Kasumi/ RTKlive
Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se sot kanë filluar punën pesë mjekë specialistë të profileve që, sipas këtij institucioni, janë jashtëzakonisht të nevojshme dhe do të kontribuojnë në forcimin e mëtejmë të shërbimeve shëndetësore.
"Mjekët e rinj që ju bashkuan ekipit tonë të Mjekëve janë: • Dr. Besarta Thaqi Kuçi, infektologe, Dr. Kadri Çetaj, mjek specialist i Emergjencës, Dr. Valdrin Komoni, ortoped, Dr. Liridon Myrtaj, nefrolog, Dr. Artin Dervishi, biokimist klinik", thuhet në njoftim.
Po ashtu ështe bërë me dije se mjekët e rinj u pritën nga drejtori ekzekutiv dr. Fahri Hasani dhe drejtori mjekësor dr. Shkumbin Berisha, të cilët u dëshiruan mirëseardhje dhe punë të mbarë në shërbim të pacientëve dhe qytetarëve.
"Angazhimi i tyre do të kontribuojë në rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe kujdesit shëndetësor në institucionin tonë", thuhet tutje në njoftim.























