IKSHPK bën thirrje për vaksinim: Kjo është masa më e sigurt kundër fruthit
BKT
Shëndetësi

IKSHPK bën thirrje për vaksinim: Kjo është masa më e sigurt kundër fruthit

Valjete Shala /RTK

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë dy muajve të fundit në Kosovë janë raportuar gjithsej 40 raste të konfirmuara me fruth. Ndërkaq, gjatë javës së fundit janë raportuar 4 raste të reja. Instituti ka bërë thirrje për vaksinim, pasi ajo mbetet masa më efektive dhe më e sigurt për parandalimin e fruthit dhe ruajtjen e shëndetit publik.

Numri i rasteve me fruth ka arritur në 40 në vendin tonë, ndërsa vetëm gjatë javës së fundit, sipas Institutit të Shëndetit Publik, janë raportuar edhe 4 raste të reja.

Sipas IKSHPK-së çdo person çdo person me simptoma të dyshimta të fruthit, si temperaturë e lartë, skuqje apo ndryshime në lëkurë dhe kollë të paraqitet menjëherë në institucionet më të afërta shëndetësore dhe të vaksinohen sa më parë pasi vakainsimi sipas tyre, mbetet mënyra me efektive në parandalimin e fruthit.

 Drejtoresha e Klinikës Infektive në QKUK, Vera Berisha-Ndrejaj, tregon për rrezikun nga fruthi në rast të mosvakisnimit.

"Meqenëse shumica prej pacientëve mund të shkojnë edhe me komplikime të mëdha, të rënda, për fat të keq kjo sëmundje mund edhe t'ia marrë jetën njeriut. Porosia jonë apo apeli ynë është të vaksinohen fëmijët në mënyrë që të ruhet shëndeti i tyre dhe shëndeti i të gjithë të tjerëve përreth, të cilët janë të pavaksinuar pasi nga vaksina nuk ka asnjë rrezik", tha ajo.

Vetëm në kryeqytet janë raportuar nëntë raste. drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi, thotë se kanë ndërmarrë të gjitha masat për menaxhimin e rasteve të fruthit.

"Kujdesi parësor ka bërë punën e vet qysh me kohën, por edhe vitin e kaluar, jo vetëm këtë vit. Punonjësit e kujdesit parësor, por edhe menaxhmenti, janë munduar që në secilën formë të mundshme t'i sensibilizojnë prindërit që të jenë të kujdesshëm dhe t?i sjellin fëmijët për vaksinim", pohoi ai.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e konsideron fruthin si një nga sëmundjet më ngjitëse, e cila prek qindra mijëra njerëz çdo vit në botë.


MË SHUME NGA Shëndetësi