Zbulohet atmosfera e parë në një planet të ngjashëm me Tokën
N. Mekolli /RTKlive
Shkencëtarët kanë zbuluar për herë të parë një atmosferë rreth një planeti shkëmbor të ngjashëm me Tokën, që ndodhet në zonën e banueshme të një ylli të largët – një hap i rëndësishëm në kërkimin për jetë jashtë Tokës.
Planeti, i quajtur LHS 1140 b, ndodhet rreth 48 vite-dritë larg dhe orbiton një yll të kuq më të vogël dhe më të ftohtë se Dielli. Studiuesit kanë zbuluar praninë e heliumit në atmosferën e tij – një gaz që nuk mund të mbështesë jetën, por që sugjeron se mund të ekzistojnë edhe gaze të tjera më të favorshme, raporton BBC.
Ky është rasti i parë kur zbulohet një atmosferë në një planet shkëmbor brenda të ashtuquajturës Goldilocks zone, ku kushtet janë të përshtatshme për ekzistencën e ujit – as shumë nxehtë dhe as shumë ftohtë.
Shkencëtarët theksojnë se ende nuk ka prova për jetë, por ky zbulim e afron shkencën një hap më pranë përgjigjes së pyetjes së madhe: a jemi vetëm në univers.
Edhe planetë të tjerë si K2-18b dhe sistemi TRAPPIST-1 po studiohen për shenja jete, por deri më tani rezultatet mbeten të paqarta.























