MSH pret delegacion nga rajoni për programin e fëmijërisë së hershme
BKT
Shëndetësi

MSH pret delegacion nga rajoni për programin e fëmijërisë së hershme

Medina Pasoma / RTKlive

Ministria e Shëndetësisë priti sot në takim përfaqësuesit e institucioneve të Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe partnerë të UNICEF-it, të cilët po qëndrojnë në Kosovë në kuadër të një vizite studimore dyditore.

Sipas njoftimit të kësaj ministrie në facebook, vizita realizohet në Kosovë për të parë nga afër programin për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme,  i cili ka filluar të zbatohet në vend këtë vit.

“Gjatë qëndrimit në Kosovë, delegacioni do të njihet nga afër me modelin që Kosova ka zgjedhur për ofrimin e shërbimeve të Ndërhyrjes në Fëmijërinë e Hershme në kuadër të Kujdesit Parësor Shëndetësor”, vazhdon njoftimi.

Përmes angazhimit me partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme, synohet sigurimi i shërbimit cilësor për çdo fëmijë.

“Kujtojmë se Kosova ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për përfshirjen e profesionistëve shëndetësorë në nivelin primar shëndetësor, si: logopedi, psikologu, fizioterapeuti dhe punëtori social, për zhvillimin e hershëm të fëmijëve dhe lehtësimin e barrës së familjeve”, thekson MSH.

 

 


MË SHUME NGA Shëndetësi