Shtohen kapacitetet diagnostike në spitalet rajonale të Prizrenit dhe Pejës
BKT
Shëndetësi

Shtohen kapacitetet diagnostike në spitalet rajonale të Prizrenit dhe Pejës

Sh.G|RTKlive

Dy spitale rajonale në Kosovë kanë rritur kapacitetet diagnostike me vendosjen në funksion të dy aparateve të reja 64-shtresore të Tomografisë së Kompjuterizuar (CT).

Sipas njoftimit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK), aparatet e reja kanë filluar punën në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit dhe në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.

Pajisjet moderne mundësojnë realizimin e ekzaminimeve të avancuara të kokës, mushkërive, abdomenit, shtyllës kurrizore dhe enëve të gjakut, duke ofruar imazhe me rezolucion më të lartë dhe kohë më të shkurtër të ekzaminimit.

SHSKUK ka bërë të ditur se përmes këtyre investimeve synohet fuqizimi i spitaleve rajonale, rritja e cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe zvogëlimi i kohës së pritjes për pacientët.

Ky institucioni ka shprehur falënderim për donatorët që kanë kontribuar në sigurimin e këtyre pajisjeve diagnostike.


MË SHUME NGA Shëndetësi