Historia e pabesueshme e sondës Huygens në Titan
N.M. /RTKlive
Më shumë se një miliard kilometra larg Tokës, sonda hapësinore Huygens vazhdon të qëndrojë e heshtur në sipërfaqen e Titanit – hënës më të madhe të Saturnit.
Më 14 janar 2005, kjo sondë e Agjencisë Evropiane të Hapësirës u zhyt përmes atmosferës së dendur për rreth dy orë e gjysmë, duke u ulur në një terren të mbuluar me akull uji dhe gjurmë të lashta të rrjedhave të metanit dhe etanit. Gjatë zbritjes, ajo regjistroi erërat dhe dërgoi pamje të rralla të një peizazhi të mjegullt e të panjohur, raporton portali "AstronomyPhysics'.
Edhe pas uljes, Huygens vazhdoi transmetimin për 72 minuta, duke dërguar rreth 350 imazhe dhe të dhëna të vlefshme shkencore. Sot, më shumë se dy dekada më vonë, ajo mbetet aty – dëshmi e vetme e një uljeje të suksesshme njerëzore në botët e largëta të Sistemit Diellor.























