384 pacientë kërkuan ndihmë në Emergjencën e QKUK-së
Sh.Çoçaj/RTKlive
Qendra Emergjente e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka ofruar 384 shërbime emergjente gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas raportit të shërbimeve emergjente, nga numri i përgjithshëm i pacientëve të trajtuar, 125 raste janë menaxhuar në Reanimim, 89 në Emergjencën Internistike, 47 në Emergjencën Kirurgjike, ndërsa 90 pacientë kanë marrë trajtim në Emergjencën Ortopedike.
Në Sallën e Vogël janë trajtuar 33 pacientë, kryesisht për ndërhyrje të tilla si qepje, përpunim dhe pastrim të plagëve.
Gjatë kësaj periudhe janë evidentuar edhe dy raste të intoksikimit (helmimit), ndërsa 24 persona kanë kërkuar trajtim mjekësor si pasojë e aksidenteve të trafikut.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar edhe 32 pranime për trajtim të mëtejmë në klinika të ndryshme të QKUK-së.























