Ekipi multidisiplinar i QKUK-së përfundon me sukses operacionin e rrallë
BKT
Shëndetësi

Ekipi multidisiplinar i QKUK-së përfundon me sukses operacionin e rrallë

Vjosa Beqiri|RTK

Një intervenim i rrallë dhe kompleks është realizuar me sukses në Klinikën e Kirurgjisë Torakale të QKUK-së.

Një pacient 23 vjeç i është nënshtruar operacionit për largimin e një tumori me përmasa gjigante nga kaviteti torakal. 

Tumori ishte rreth 27 centimetra i gjatë, 17 centimetra i gjerë dhe peshonte 3.5 kilogram.

Qendra Klinike Universitare e Kosovës thotë se përmasat dhe lokalizimi i tumorit e kanë bërë ndërhyrjen veçanërisht sfiduese, për shkak të afërsisë me strukturat vitale brenda kraharorit.

Operacioni është realizuar nga ekipi i Klinikës së Kirurgjisë Torakale, i udhëhequr nga drejtori i Klinikës, doktor, Nazmi Kolgeci, në bashkëpunim me ekipin e anestezionit të udhëhequr nga  Qendrim Morina, si dhe me instrumentarët dhe infermierët.

Sipas QKUK-së, intervenimi ka përfunduar me sukses, duke dëshmuar rëndësinë e bashkëpunimit multidisiplinar në trajtimin e rasteve të ndërlikuara kirurgjikale.


MË SHUME NGA Shëndetësi