Spitali i Mitrovicës, shërbime pa pritje për pacientët me kancer
BKT
Shëndetësi

Spitali i Mitrovicës, shërbime pa pritje për pacientët me kancer

A.B/RTKLive

​Spitali i Përgjithshëm "Dr. Sami Haxhibeqiri" në Mitrovicë njofton të gjithë qytetarët dhe pacientët se të gjitha ekzaminimet diagnostike, përfshirë Tomografinë Kompjuterike (CT), Rentgenin, Eho-t (ultratingujt) dhe analizat laboratorike, për të gjithë pacientët e diagnostikuar me kancer do të ofrohen pa pritje. 

​"Përkushtimi ynë është që kësaj kategorie pacientësh t’u sigurojmë diagnostikim të shpejtë, të saktë dhe pa vonesa, si një hap kyç në mbështetje të trajtimit të tyre", njofton Spitali.

​Gjithashtu, njoftohet se shërbimet për pacientët me kancer përfshijnë edhe Shërbimet Kirurgjike dhe Shërbimet Internistike në të gjitha profilet mjekësore që ofron spitali.

​"Pacientët me kancer duhet të kenë fletë-dëshmi përmes së cilës vërtetohet kjo diagnozë, në mënyrë që shërbimin mjekësor ta marrin pa pritje", thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Shëndetësi