23:33 / 01.09.2026
22 profesionistë të rinj shëndetësorë i bashkohen QKMF-së në Fushë Kosovë
G.K/RTKlive
Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Fushë Kosovë nga sot i janë bashkuar 22 profesionistë të rinj shëndetësorë.
Sipas Komunës së Fushë Kosovës, profesionistët e rinj do të kontribuojnë në forcimin e stafit, lehtësimin e ngarkesës dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët.
Komuna ka falënderuar Ministrinë e Shëndetësisë për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në avancimin e kujdesit parësor shëndetësor.
“Mirë se vini dhe punë të mbarë në shërbim të qytetarëve”, thuhet në njoftim.























