Mamografia mobile në shërbim të qytetarëve gjatë Muajit Rozë
BKT
Shëndetësi

Mamografia mobile në shërbim të qytetarëve gjatë Muajit Rozë

Sh.G|RTKlive

Gjatë gjithë muajit tetor, në kuadër të Muajit Rozë, njësia e mamografisë mobile do të ofrojë shërbime për qytetarët në komuna të ndryshme të Kosovës.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, mamografia mobile do të jetë në dispozicion nga Dragashi në Leposaviq dhe nga Deçani në Kamenicë, duke mundësuar kryerjen e kontrolleve në më shumë zona të vendit.

Ministria u ka bërë thirrje qytetarëve që të shikojnë kalendarin e vizitave dhe të kryejnë kontrollet në kohë, duke theksuar rëndësinë e diagnostikimit të hershëm të kancerit të gjirit.

“Kontrollohu, për veten, për jetën!” është mesazhi i fushatës gjatë Muajit Rozë.


MË SHUME NGA Shëndetësi