RTK rinovon hapësirat, promovon trashëgiminë televizive dhe kulturore të Kosovës
BKT
Në Fokus

RTK rinovon hapësirat, promovon trashëgiminë televizive dhe kulturore të Kosovës

RTK

Hapësirat e ndërtesës së Radio Televizionit të Kosovës (RTK) janë rinovuar dhe pasuruar me elemente që ndërthurin pamjen e re me kujtesën historike dhe identitetin e televizionit publik.

Në këto hapësira janë ekspozuar kamera dhe pajisje autentike të përdorura ndër vite për realizimin dhe prodhimin e programeve televizive, që nga fillimet e transmetimeve televizive në Prishtinë në vitin 1974.

Po ashtu, janë vendosur fotografi të personaliteteve të shquara kulturore dhe artistike të Kosovës, të cilat kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e artit dhe kulturës.

Përmes këtyre hapësirave, RTK synon të ruajë dhe promovojë kujtesën institucionale, të vlerësojë kontributin e gjeneratave të profesionistëve të televizionit dhe të nderojë personalitetet që kanë pasuruar jetën kulturore e artistike të vendit.

Si transmetues publik, RTK ka përgjegjësinë jo vetëm të informojë, edukojë dhe pasqyrojë zhvillimet e shoqërisë, por edhe të dokumentojë, ruajë dhe përcjellë trashëgiminë kulturore e historike te brezat e rinj.

RTK është një institucion me përgjegjësi ndaj së tashmes, me respekt për të kaluarën dhe me vizion për të ardhmen. 


MË SHUME NGA Në Fokus