SHKK-ja synon avancimin e grave në pozita udhëheqëse
BKT
Lajme

SHKK-ja synon avancimin e grave në pozita udhëheqëse

Sh.G|RTKlive

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, ka rikonfirmuar mbështetjen për fuqizimin dhe avancimin profesional të grave në këtë institucion.

Në takim me kryetaren e Shoqatës së Grave të SHKK-së, Valdete Ilazi, dhe anëtaret e shoqatës, u diskutua për pjesëmarrjen e grave në trajnime profesionale, mundësitë e barabarta për zhvillim në karrierë dhe përfaqësimin në pozita udhëheqëse.

Dibrani ka theksuar se avancimi profesional dhe përfshirja e grave në pozita vendimmarrëse janë të rëndësishme për zhvillimin e një shërbimi modern dhe gjithëpërfshirës.


MË SHUME NGA Lajme