Berisha: Raporti i BE ishte më kritiku në histori, me Ramën nuk ka perspektivë
BKT
Shqipëri

Berisha: Raporti i BE ishte më kritiku në histori, me Ramën nuk ka perspektivë

atsh

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi sot ndërsa bashkëbisedonte online me mbështetësit, në lidhje me fjalimin e kryeministrit Rama në punimet e Asamblesë Kombëtare të PS-së si dhe tek zhvillimet e javës, raportin e KE dhe vendimin për të mos zhvilluar samit të NATO-s në vitin 2027, duke e cilësuar si vendim politik për të mos e sjellë në Tiranë.

“Në qoftë se Mali i Zi u vendos që së shpejti të firmosë anëtarësimin e tij në BE, Shqipëria me Edi Ramën nuk ka asnjë perspektivë”, theksoi Berisha duke iu referuar raportit të Komisionit Evropian.

“Raporti i Komisionit Evropian ishte raporti më kritik në historinë e të gjitha raporteve, e dhjetëra dhjetëra raporteve të publikuara nga ky Komision për Shqipërinë”, tha ai.

“Padrinoja i Shqipërisë mori goditje nga Aleanca e Atlantikut të Veriut, e cila vendosi të mos bëjë në Shqipëri samitin e NATO-s për shkak direkt të lidhjeve të tmerrshme të Edi Ramës me krimin e organizuar dhe kartelet e drogës. Për shkak të dekonspirimit të sekreteve shtetërore dhe sekreteve që Aleanca i ka besuar Shqipërisë dhe dërgimin e këtyre sekreteve te kartelet e drogës dhe armiqtë e NATO-s, armiqtë e Shqipërisë”, deklaroi Berisha.

Po ashtu, ai e lidhi vendimin me “trajtimet shtazarake që u bëri Edi Rama studentëve në revoltë kundër tij, duke përdorur mjete dhe praktika të dënuara nga konventat ndërkombëtare, kryekëput çnjerëzore dhe të ndaluara edhe për palët ndërluftuese”.

Ana tjetër e zezë, sipas Berishës, janë vjkedhjet.

Duke iu referuar fjalimit në asamble, berisha tha se rama fliste përçart.

“Asnjë hetim rreth tij nuk bëhet, por Lubi Balluku që për 25 vite është konsideruar si këmisha e tij, u gjet me 300 apartamente, me vila në Shqipëri, Itali, etj, etj, me arka plot euro dhe kushedi me sa qindra milionë në bankat offshore”, deklaroi Berisha.


MË SHUME NGA Shqipëri