Kapen 893 kg kokainë të fshehura në arka me portokaj në Londër, arrestohen 8 persona
BKT
Foto: Metropolitan police
Rajoni dhe Bota

Kapen 893 kg kokainë të fshehura në arka me portokaj në Londër, arrestohen 8 persona

M.P. / RTKlive

Policia Metropolitane e Londrës ka sekuestruar 893 kilogramë kokainë, të fshehura në arka me portokaj, në një prej operacioneve më të mëdha kundër trafikut të drogës në historinë e saj.

Operacioni, i zhvilluar kundër një grupi të dyshuar kriminal që trafikonte drogë të klasit A në Britaninë e Madhe, përfundoi me arrestimin e tetë personave, të moshës 27 deri në 58 vjeç.

Pesë prej tyre u arrestuan në tregun New Spitalfields në Londër, ku droga u zbulua e fshehur mes kutive me fruta. Sasi të tjera kokaine u sekuestruan gjatë kontrolleve në Hertfordshire dhe pranë Maidstone, ndërsa policia konfiskoi edhe rreth 450 mijë paund para të gatshme.

Tetë të arrestuarit ndodhen në paraburgim. Sipas policisë, droga e sekuestruar kap vlerën e miliona paundëve dhe përbën një goditje të rëndësishme ndaj rrjetit të dyshuar të trafikut ndërkombëtar.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota