”Financial Times”: Hegseth bllokon dërgimin e 60 raketave “Patriot” për Ukrainën
atsh
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka bllokuar dorëzimin e rreth 60 raketave interceptuese “PAC-3” dhe “PAC-2” për Ukrainën, megjithëse ato ishin miratuar më parë nga SHBA-ja.
Sipas gazetës “Financial Times”, raketat janë ende në pritje të miratimit nga Pentagoni për t’u dërguar në Ukrainë.
Disa prej tyre ndodhen tashmë në depot ushtarake të vendeve evropiane.
Për shkak se raketat “Patriot” prodhohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Uashingtoni duhet të japë autorizimin për eksportin dhe rieksportin e tyre, edhe kur ato ndodhen në depot e vendeve evropiane.
Bllokimi i dërgesës rrezikon të vonojë furnizimin e Ukrainës me municione të rëndësishme për sistemet e saj të mbrojtjes ajrore “Patriot”, të cilat përdoren për të interceptuar raketat dhe kërcënimet ajrore ruse.






















