Chelsea vazhdon t’i besojë Alonsos, nuk planifikon shkarkimin e tij
BKT
Sport

Chelsea vazhdon t’i besojë Alonsos, nuk planifikon shkarkimin e tij

F.B/RTKLive

Chelsea nuk ka ndërmend ta shkarkojë trajnerin Xabi Alonso deri në fund të vitit 2026, pavarësisht rezultateve jo të kënaqshme të skuadrës londineze.

Klubi anglez vendosi ta emërojë trajner spanjollin gjatë verës, pas largimit të tij nga Real Madridi, ku qëndroi vetëm gjashtë muaj në krye të skuadrës.

Sezoni i kaluar në Premierligë përfundoi në mënyrë zhgënjyese për Chelsean, që u rendit në vendin e dhjetë dhe mbeti pa siguruar pjesëmarrjen në garat evropiane.

Problemet kanë vazhduar edhe në sezonin aktual, pasi skuadra e Alonsos është eliminuar nga Kupa e Ligës angleze (EFL Cup).

Sipas “Telegraph Sport”, drejtuesit e Chelseat nuk po shqyrtojnë mundësinë e ndryshimit të trajnerit dhe janë të gatshëm t’i japin Alonsos kohë për ta përmirësuar gjendjen e skuadrës.

Spanjolli ka regjistruar vetëm pesë fitore në 11 ndeshje kampionale, ndërsa Chelsea vjen pas dy humbjeve radhazi ndaj Sunderlandit dhe Leeds Unitedit.

Megjithatë, pozita e tij mund të rishqyrtohet në janar, veçanërisht duke pasur parasysh kalendarin e vështirë që e pret skuadrën, me përballjet ndaj Liverpoolit, Manchester Cityt dhe Aston Villas.

Për momentin, drejtuesit e klubit londinez vazhdojnë të qëndrojnë prapa trajnerit spanjoll, duke mos planifikuar ndryshime në stolin e skuadrës.


MË SHUME NGA Sport