Hoeness: Këtë lojtar do e bilja menjëherë!
BKT
Sport

Hoeness: Këtë lojtar do e bilja menjëherë!

Bayern Munich ka dalë për “pazar” për afatin kalimtar të verës. Pasi siguruan firmën me Benjamin Pavard, shpenzuan edhe 80 milionë euro të tjera për të marrë Lucas Hernandez nga Atletico Madrid.

Presidenti Uli Hoeness zbuloi se klubi është kritikuar për këtë blerje, për shkak të shifrave të shpenzuara. Por, ai nuk u ndal të thotë se dëshiron që të blejë Kylian Mbappe nga PSG, mirëpo nuk ka paratë e nevojshme për të realizuar këtë ëndërr të tijën.

"Menjëherë do të blija Mbappen. Është lojtar i madh, por na mungojnë paratë e nevojshme", tha Hoeness në një intervistë për medien daneze “DPA”, shkruan Telesport. 

20-vjeçari u transferua në Paris për rreth 180 milionë euro. Hoeness sqaroi se në këtë fazë transferimi kanë limit 100 milionë euro.

Shifrat e shpenzuara -  "Dhjetë vjet më parë nuk mund të imagjinohej të shpenzohej 80 mln euro për një lojtar". Por Bayerni e ka bërë këtë: "Kohët e fundit u fol shumë se me kujdesin që ka Bayern në transferime nuk kishte shanse të ndodhte. Tani që ne e bëmë, njerëzit bërtasin: Si mund të shpenzoni 80 milionë euro për një lojtar?", tha Hoeness.

Presidenti i klubit bavarez theksoi se rritja e vlerave të transferimeve është ndikuar shumë nga hyrja e donatorëve të ndryshëm në futboll. Sidomos investitorët e huaj, bosët e naftës, fondet amerikane apo edhe vetë shtete si Abu Dhabi dhe Katari që kanë hyrën në biznesin e futbollit.