Barcelona dhe Ajax në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve
Pas Real Madridit, skuadra holandeze Ajax ka eliminuar edhe Juventusin në Ligën e Kampionëve.
Në ndeshjen e kthimit e cila u zhvillua në Torino, bardhezinjtë janë mposhtur me rezultat 2-1 dhe kësisoj Ajaxi ka kaluar në gjysmëfinale të garës elitare të futbollit evropian, me rezultat të përgjithshëm 3-2.
Golin e parë të ndeshjes e shënoi Cristiano Ronalo (28’), por holandezët nuk u dorëzuan dhe fillimisht barazuan shifrat në minutën e 34-t me golin e Van de Beek, ndërsa për fitore shënoi De Ligt (67’).
Takimi i parë ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1.
Në ndeshjen tjetër, Barcelona ka shënuar fitore të lehtë ndaj Manchester Unitedit, të cilën e mposhti me rezultat 3-0, duke kaluar tutje me rezultat të përgjithshëm 4:0.
Lionel Messi ishte sërish protagonist, pasi shënoi dy gola në pjesën e parë, konkretisht në minutat 16’ dhe 20’, duke i dhënë ndeshjes rrjedhën ideale për katalanët. Në fillim të pjesës së dytë ishte braziliani Coutinho që vulosi gjithçka, pas golit të shënuar me një asist të mbrojtësit të majtë Jordi Alba.























