Milan me dy super transferime nga Ajax
BKT
Sport

Milan me dy super transferime nga Ajax

Milan është skuadra e radhës që kërkon të gjejë përforcime në radhët e Ajax.

Skuadra holandeze ka mahnitur të gjithë me paraqitjen e radhës së mirë në Ligën e Kampionëve, duke eliminuar edhe Cristiano Ronaldon dhe Juventusin me një fitore 1:2 në Torino.

Lojtarët e këtij brezi të artë të Ajax, janë cak i shumë skuadrave të Evropës. Njëri prej tyre tashmë, Frenkie De Jong, ka nënshkruar me Barcelonën.

Mediet në Itali raportojnë se Donny van de Beek dhe David Neres, po kërkohen nga Milan, përcjell ‘lajmi.net’.

Van de Bek është 21 vjeçar, ndërsa David Neres vetëm 22 vjeçar.