Juventusi gati 120 milion euro për dyshen e Fiorentinës
BKT
Sport

Juventusi gati 120 milion euro për dyshen e Fiorentinës

Skualifikimi i Juventusit nga Ajaksi, ka bërë që drejtuesit e skuadrës të zgjohen dhe të kërkojnë lojtarë të rinj dhe me shumë prespektivë për të ardhmen.

Mediat italiane sot, kanë bërë me dije se Juventusi është e gatshme të japë 120 milionë euro për dyshen e Fiorentinës, Federiko Kieza dhe Nikola Milenkoviç.

Me këtë lëvizje Juventusi kërkon të blindojë sulmin dhe të vendosë një gur shumë të rëndësishëm në murin e mbrojtjes. Milenkoviç është vetëm 21-vjeç dhe premton një të ardhme të madhe në karrierë, transmeton albeu.

Nuk dihet se cila do të jetë përgjigja e drejtuesve të Fiorentinës, të cilët nëse do të lëshojnë këta dy lojtarë, do ta kenë shumë të vështirë të bëjnë më mirë sezonin i ardhshëm.