Real apo Juve? Agjenti zbulon të vërtetën e transferimit të Salah
BKT
Sport

Real apo Juve? Agjenti zbulon të vërtetën e transferimit të Salah

Mohamed Salah ka ndërruar shumë klube këto ditë, të paktën sipas gazetave spanjolle dhe italiane.

Në fillim u fol se egjiptiani do të kalonte te Juventusi, me bardhezinjtë që kanë ndërmend të shpenzojnë shifra të çmendura për ta bërë të tyrin sulmuesin e Liverpoolit.

Më pas, Salah u shndërrua në objektivin e Real Madridit, madje, gazeta “AS” arriti deri aty sa të raportonte për një marrëdhënie të krisur mes trajnerit Jurgen Klop dhe egjiptianit, me këtë të fundit që paskësh kërkuar largimin nga Liverpooli, transmeton BW.

Këtyre u ka vënë kapak agjenti i lojtarit, Rami Abas Isa, që nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter, i ka cilësuar si budallallëqe lajmet që kanë qarkulluar së fundmi, duke rrëzuar poshtë të gjitha pretendimet e ditëve të fundit!