Prishtina dhe Llapi arrijnë fitoret e radhës
BKT
Sport

Prishtina dhe Llapi arrijnë fitoret e radhës

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të kësaj jave në Superligën e Kosovës.

Në Skenderaj, Drenica ka pësuar humbje nga Llapi me rezultat 0-2.

Kjo fitore është tejet e vlefshme për skuadrën e Tahir Batatinës, pasi që mbeten në luftën për titull së bashku me Prishtinën dhe Feronikelin.

Golat për Llapin në këtë ndeshje i shënuan Mentor Zhdrella nga goditja e dënimit dhe Ahmet Januzi.       

Ndërsa në Gjilan, Prishtina në momentet e fundit me një gol të shënuar nga Mergim Pefqeli arriti të shënoj fitore ndaj Gjilanit.

Prishtina me këtë fitore mbetet në vendin e dytë me pikë të barabarta me skuadrën e Niklit.