Reali sakrifikon Bale-n e Varane për Pogban
BKT
Sport

Reali sakrifikon Bale-n e Varane për Pogban

Mund të kemi një shkëmbim të bujshëm në aksin Manchester-Madrid në merkaton e kësaj vere.

Reali i Madridit vazhdon të këmbëngulë për të marrë shërbimet e Paul Pogba të cilin trajneri Zinedine Zidane e dëshiron me çdo kusht në skuadrën e tij dhe duke parë  kërkesat e larta financiare që kanë “Djajtë e Kuq” për të lënë të lirë mesfushorin francez, duke iu referuar mediave të ndryshme drejtuesit e Realit po projektojnë një shkëmbim të bujshëm.

“Los Blancos” për të mos nxjerrë nga llogaria e tyre shumën e  150 milionë euro që kërkon Manchester United për Pogba janë gati të vendosin në pjatë kartonat e sulmuesit Gareth Bale dhe mbrojtësit Raphael Varane, dy lojtarë të cilët pëlqehen nga 20-herë kampionët e Anglisë dhe janë kërkuar në disa raste në merkato nga United.

Nëse Solskjaer jep ok-in atëherë ky shkëmbim i bujshëm mund të realizohet me sukses.