Manchester United, ul çmimin për Bale-n, kjo është oferta
BKT
Sport

Manchester United, ul çmimin për Bale-n, kjo është oferta

RTKlive

Manchester United kanë bërë gati ofertën për uellsianin e Real Madridit, Gareath Bale, raportojnë mediet e huaja, transmeton RTKlive.

Klubi nga “Old Traffordi” ka bërë gati ofertën në vlerë 70-80 milionë euro për ish-yllin e Tottenhamit.

United kishte provuar ta blejë uellsianin vitin e kaluar pas finales së Ligës së Kampionëve, ku kishte ofruar 150 milionë euro, por Bale vendosi të qëndroj tek “Los Blancos”.

Forma e dobët e uellsianit këtë sezon të garave, ka bërë që çmimi i tij te ketë ulje drastike, dhe tani United është gati t’ia ofrojë Realit jo më shumë së 80 milionë euro.

Oferta e klubit anglez, raportohet se do të refuzohet nga madrilenët për shkak të çmimit të ulët, megjithëse edhe trajneri i skuadrës “merenguese”, Zinedine Zidane dëshiron që ta ketë në skuadër Balen edhe në sezonin e ardhshëm.