Zidane i fiksuar pas Sanchos, Dortmundi kërkon një shifër të frikshme
BKT
Sport

Zidane i fiksuar pas Sanchos, Dortmundi kërkon një shifër të frikshme

Reali i Madridit synon t’i rrëmbejë Borussias së Dortmundit sulmuesin e talentuar, Jadon Sanches. Sikurse raporton prestigjiozja gjermane “BILD”, trajneri i “Los Blancos”, Zinedine Zidane është i mrekulluar nga cilësitë e 19-vjeçarit, ndaj është gati që një pjesë të mirë të buxhetit të merkatos ta shpenzojë për kartonin e tij.

Po sipas “Bild” Realit i duhet të shpenzojë një shifër marramendëse, që shkon deri 180 milionë euro, për të bërë të mundur kalimin e Sachos në “Santiago Bernabeu”.

Në fakt, sulmuesi i talentuar verdhezi po i befason të gjithë me golat e tij, madje vlera e tij në merkato po rritet në mënyrë eksponenciale.

Reali ka në plan të bëjë revolucion gjatë verës, madje thuhet se tashmë e ka arritur marrëveshjen me Hazard dhe është edhe më pranë blerjes së Pogbasë. Nëse do të arrijë të sigurojë edhe shërbimet e Sanches, sulmi “merengues” do të bëhej i frikshëm.

Në moshën 19-vjeçare ka luajtur në 39 ndeshje zyrtare me verdhezinjtë e Bundesligës, ka shënuar 12 gola dhe dhënë 18 asiste.  Sancho ka një kontratë me Borussia Dortmundin deri më 30 qershor 2022.

Përveç Dormunditm klube të tjera të mëdha në Europë si Barcelona, PSG dhe Manchester United, tashmë po studiojnë mundësinë për ta blerë në verë. Në fakt, tabloidi gjerman “Bild” siguron se Borussia Dortmund do të pranojë të negociojë për një ofertë që fillon nga 180 milionë euro.