16:21 / 25.04.2019
Pogba ua bën me dije bashkëlojtarëve: Do të largohem nga United
Mesfushori francez po luan sezonin e tij të fundit në Old Trafford.
Aventura e dytë me fanellën e Manchester United e Paul Pogbasë mund të ndalet pas tre sezonesh.
Mesfushori francez ka vendosur të ndryshojë ambient në verë, i zhgënjyer sesi kanë shkuar gjërat vitin e fundit në Old Trafford, me United që rrezikon të mos kualifikohet në Ligën e Kampionëve.
Real Madridi duket destinacioni më i mundshëm për mesfushorin. Sipas L’Equipe, 26-vjeçari ka komunikuar me drejtuesit e klubit dhe shokët e skuadrës, duke u shprehur vullnetin për t’u larguar.
United ka vendosur që të mos ia pengojë realizimin e ëndrrës së tij. “Reali është një ëndërr për të gjithë, të trajnohesh nga Zidane do ishte fantastike”, u shpreh pak javë më parë Pogba.























