23:48 / 25.04.2019
Reali ndalet serish
Getafe e ka ndalur sonte Real Madridin, në ndeshjen e zhvilluar në La Liga.
Pas fitores 3-0 në “Santiago Bernabeu”, që erdhi pas barazimit 1-1 me Leganes, Real Madridi nuk ka mundur të marrë më shumë se një pikë në udhëtim te Getafe, duke barazuar 0-0.
Skuadra e Zinedine Zidane dominoi ndaj skuadrës surprizë në La Liga këtë sezon, por që nuk arriti ta gjejë golin.
Reali thuajse ka humbur shanset për vendin e dytë, pasi ka mbetur 6 pikë prapa Atleticos, e që ka me 4 ndeshje deri në fund të edicionit. Getafe është e 4-ta me 55 pikë, aq sa ka edhe Sevilla e cila është e 5-ta.























