15:14 / 26.04.2019
Eriksen ndërron skuadër, por mbetet në Premierligë
Manchester United dëshiron transferimin e mesfushorit të Tottenham Hotspur, Christian Eriksen.
‘Djajtë e Kuq’ po planifikojnë rindërtimin e skuadrës nën udhëheqjen e Ole Gunnar Solskajer.
‘Evening Standard’ shkruan se reprezentuesi i Danimarkës po kërkohet nga Manchester United.
Eriksen ka kontratë me Tottenhamin deri në qershor të vitit 2020 dhe largimi i tij mund të lejohet nga Tottenham.
Real Madrid gjithashtu janë të interesuar për Eriksen, vlera e të cilit sillet rreth 70 milionë euro.























