Euro Liga e basketbollit, Fenerbahçe kualifikohet në Katërshen Finale
BKT
Sport

Euro Liga e basketbollit, Fenerbahçe kualifikohet në Katërshen Finale

Fenerbahçe arrin që për herë të pestë me radhë të kualifikohet në Katërshen Finale.

Klubi turk i basketbollit Fenerbahçe Beko ka avancuar në Katërshen Finale (Final Four) të Euro Ligës së Basketbollit Turkish Airlines pas fitores ndaj ekipit lituanez Zalgiris Kaunas me rezultatin 99-82, duke e mbyllur serinë e përgjithshme me epilogun 3-1.

Ali Muhammed (Bobby Dixon) ishte lojtari i ndeshjes për Fenerbahçen, pasi ofroi një performancë pothuajse të përsosur në fushë me 25 pikë dhe katër asistime.

Fenerbahçe arrin që për herë të pestë me radhë të kualifikohet në Katërshen Finale.

Ekipi turk fitoi titullin e Euro Ligës në vitin 2017, ndërsa më 2016 dhe 2018 humbi në finale./aa/