S’gabojnë Feronikeli e Llapi, Ferizaj “rrezon” Ballkanin
BKT
Sport

S’gabojnë Feronikeli e Llapi, Ferizaj “rrezon” Ballkanin

Feronikeli dhe Llapi kanë arkëtuar edhe nga tri pikë të reja në garën për titull të kampionit.

Lideri i tabelës, “Nikli” e ka mposhtur Gjilanin, me rezultat 2-0, të shtunën në “Rexhep Rexhepi” në kuadër të javës së 29-të në elitën e futbollit tonë.

Kastriot Rexha (8’) dhe braziliani Carioca (35’) shënuan nga një gol për fitoren e madh te skuadrës nga Drenasi, e cila bën edhe një hap të madh në luftën për titull të kampionit dhe kryeson tabelën me 68 pikë, transmeton RTKlive.

Hap të madh në garën për kreun e tabelës, ka bërë edhe Llapi që mundi Dritën, me rezultat 1-0. Festim Alidema është përkujdesur për fitoren e llapjanëve, e cila rikthehet në vendin e dytë me 67 pikë.

Ndërkohë, Ferizaj ka goditur keq Ballkanin, duke e mundur në udhëtim me rezultat 2-4, në sfidën për t’i ikur barazhit.

Dren Gashi (30’, 48’), Qëndrim Dautaj dhe Ermal Krasniqi (90+3’), shënuan për fitoren e skuadrës së Bylbyl Sokolit, kurse, për nikoqirët e realizuan Jetmir Topalli (40’) dhe  Bajram Nebihu (90+5’).