16:21 / 28.04.2019
Bale e Hazard mund të luajnë në një skuadër, thotë Zidane
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane beson se Gareth Bale dhe Eden Hazard mund të jenë partner të mirë në një skuadër, duke hedhur poshtë mundësinë e largimit te uellsianit nga Madridi, raporton “Marca”, transmeton RTKlive.com.
Hazard duket se në fund të këtij sezoni do të largohet nga Chelsea për t’iu bashkuar gjigantit spanjoll.
Ndërkohë, edhe Bale, i cili kërkohet nga Chelsea, besohet se do të qëndrojë në “Bernabeu”.
Zidane mendon se “Bale dhe Hazard mund të përputhen në një skuadër”.























