Shoqata e Gazetarëve të Futbollit shpall Sterling lojtari i vitit në Angli
BKT
Sport

Shoqata e Gazetarëve të Futbollit shpall Sterling lojtari i vitit në Angli

Ylli i Manchester Cityt ka fituar një çmim të rëndësishëm për paraqitjet e tij këtë sezon në Premier Ligë.

Raheem Sterling, ka fituar çmimin “Futbollisti i Vitit 2019” dhënë nga Shoqata e Gazetarëve të Futbollit në Angli.

Reprezentuesi anglez mposhti konkurrencën e mbrojtësit të Liverpoolit, Vigil van Dijk dhe të shokut të tij të skuadrës te Citizens, Sergio Aguero.

Për Sterling shkuan 62% të votave, pra mori mbështetjen e shumicës së gazetarëve, që e vlerësuan për kontributin e madh në këtë sezon me 17 gola dhe 10 asistime në Premier Ligë.

Vetëm pak ditë më parë, Shoqata e Futbollistëve Profesionistë votoi si futbollistin më të mirë të vitit Van Dijk, ndërsa Sterling u vlerësua më shumë nga gazetarët e futbollit.