Ranocchia rinovon kontratën me Interin
BKT
Sport

Ranocchia rinovon kontratën me Interin

Andrea Ranocchia do të vijojë të jetë pjesë e Interit edhe për dy sezonet e ardhshme. Lajmi është dhënë nga vetë klubi zikaltër, që ka njoftuar akordin për të rinovuar kontratën deri më 30 qershor 2021.

Kontrata aktuale e ish kapitenit zikaltër përfundonte në fund të këtij sezoni, por palët ranë dakord që bashkëpunimi të vijojë edhe për dy vitet e ardhshme.

Nuk janë bërë publike ende detajet e kontratës së re, por paraprakisht besohet se qendërmbrojtësi italian ka pranuar të reduktojë rrogën e tij, për të mbetur te Interi.

Tashmë 31-vjeçar, Ranocchia iu bashkua Interit në verën e 2010-ës, menjëherë pas sezonit fantastik, kur zikaltrit morën tripletën e famshme.

Pas një fillimi në huazim te Genoa, mbrojtësi u kthye te Interi në verën e 2011-ës dhe tregoi paraqitje mjaft të mira, ndërsa për disa kohë mbajti edhe shiritin e kapitenit.

Por me kalimin e kohës, forma e tij erdhi në rënie dhe pas dy aventurave në huazim, te Sampdoria dhe Hull City, është kthyer në bazë ku ka një rol mjaft të rëndësishëm në dhomat e zhveshjes, por jep shumë pak kontribut në fushë, ku shihet zi gjedhja e katërt e Luciano Spallettit.