15:10 / 04.05.2019
Lucas Leiva firmos kontratën e re me Lazio
Lucas Leiva do të qëndrojë tek Lazio edhe disa sezona.
Sipas medieve italiane, Lazio ka arritur marrëveshje me lojarin për rinovimin e kontratës së re, transmeton RTKlive.
32-vjeçari, i cili iu bashkua “lacialëve” nga Liverpooli, tashmë ka nënshkruar marrëveshjen e re me skuadrën italiane të vlefshme deri në vitin 2022.
Lazio nuk është duke shfaqur formë të mirë në Seria, dhe tashmë po “lufton” më të gjitha forcat që të sigurojë një vend që çon në kupat evropiane për sezonin e ardhshëm.























