Bartomeu kërkon falje
President i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, u kërkoi falje tifozëve “blaurgrana” për eliminimin e turpshëm nga Liverpooli në gjysmëfinale të Championsit.
Numri 1 i klubit katalan tha se ndihet shumë keq si tifoz dhe për tifozët, sidomos për ata që e përkrahën skuadrën në Angli.
“Na kishte ndodhur edhenë Romë, vitin e kaluar, dhe historia u përsërit. Por më duhet ta përgëzoj Liverpoolin. Shpjegime për humbjen? Preferoj të mos i them në një moment gjaknxehtësie. Do të ketë kohë për të reflektuar, është shumë e vështirë t’ia shpjegosh.”
Sa i përket golit të katërt të shënuar nga Liverpooli, që lindi nga një këndore, e ekzekutuar me shpejtësi nga Alexander-Arnold dhe devijuar në rrjetë nga Origi, presidenti katalan tha:
“Ndoshta ishte befasi, nuk jam i sigurt. Ende nuk kam folur me trajnerin dhe lojtarët. Tani duhet të ngremë larg moralin e të mendojmë për Kupën e Mbretit.”/SS/























