15:22 / 08.05.2019
Mulaomerovic zgjedhet trajneri i viti në FIBA Europe Cup
Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës që njëherazi është edhe trajner i skuadrës së Z Mobile Prishtinës, Damir Mulaomerovic është zgjedhur trajneri i vitit në FIBA Europe CUP.
Në votimet e mbajtura në ueb-sajtin e FIBA-së, votat e tifozëve që kanë përzgjedhur Mulaomerovicin si trajnerin më të mirë të vitit në këtë kompetecion prestigjioz, me 20 % të votave.Përderisa Mulaomerovic është pasuar nga serbi, Nebojsa Vidis, i Balkan Botevgradit me 19%, Gianmarco Pozzeccon i Dinamo Sassarit me 17% të votave, si dhe Denis Ëuchereri s.Oliver Wurzburgut me 15%. Prishtina në edicionin e sivjetmë në FIBA Europe Cup, luajti mjaftë mirë. Skuadra nga kryeqyteti arriti deri në “Play Off” të garës duke u eliminuar nga Varese e Italisë.























