08:56 / 10.05.2019
UP mban garën për thyerjen e rekordit “Guinness”
Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, organizon sot garën për thyerjen e rekordit “Guinness”, në disiplinën “Mbajtje e topit me kokë në çifte”, me zhonglerët Agim Agushi dhe Bujar Ajeti.
Gara do të mbahet nga ora 10:30, në kampusin para Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”.























