17:11 / 10.05.2019
“Lojtarët duhet ta respektojnë zgjedhjen e Hazardit”
Ruben Loftus ka thënë se çdokush në klub duhet ta respektojë vendimin e yllit belg, Eden Hazardit për të ardhmen e tij, raportojnë mediet angleze, transmeton RTKlive.
Loftus e pranon se gjithë lojtarët tek Chelsea duan që belgu të mos largohet, por sipas tij, të gjithë duhet ta respektojnë vendimin e Hazardit.
“Jam i sigurt se çdo lojtarë në ekip dëshiron që ai të rrijë këtu dhe të vendos të ardhmen në ‘Stamford Bridge’”, tha ai.
“Por kush e di se çfarë po mendon ai. Për shtatë vitet e fundit ai ka qenë i mrekullueshëm”, vazhdoi Loftus.
“Çfarë do vendimi që ai do merr të gjithë duhet ta respektojnë”, përfundoi Loftus.























