Prishtina fiton kryederbin, s’gabon Feronikeli
Prishtina e ka fituar derbin e madh kundër Llapit, me rezultat 1-0, të shtunën në “Fadil Vokrri” në derbin e javës së 31-të të elitës së futbollit tonë.
Përballja mes prishtinasve dhe llapjanëve, ka dhuruar një ndeshje mjaft të mirë, sidomos në fraksionin e dytë, kur prishtinasit ia dolën që në finish të ndeshjes të gjejnë rrugën e golit, gol ky i rrit gjasat e kryeqytetasve në garën për titull të kampionit.
Futbollistët e Prishtinës, e kontrolluan më mirë lojën gjatë terë ndeshjes, veçmas në pjesën e dytë, kur përmes Mërgim Pefqelit (88’), arritën golin e fitores për skuadrën “bardhekaltër”, raporton RTKlive.
Pas kësaj fitore, Prishtina rikthehet në pozitën e dytë me 72 pikë, dy më pak se lideri i tabelës, Feronikeli që sot mundi Dritën, me rezultat 4-1.
Skuadra nga Drenasi, është treguar ekip shumë i fortë për kampionët në fuqi, duke marrë tri pikë të mëdha në garën për titull të kampionit.
Mendurim Hoti më dygolësh, dhe nga një gol te Karioka dhe Kastriot Rexhës, ia siguruan fitoren “Niklit”, kurse, golin e vetëm për gjilanasit e realizoi Filonit Shaqiri.
Feronikeli kryeson tabelën me me 74 pikë. Ndërkohë, fitore sot ka shënuar edhe Liria kundër KEK-ut me rezultat 3-1, skuadra këto që sezonin e ardhshëm do të luajnë në Ligën e Parë.























